Kërkesë PUNE shembull PDF

Title Kërkesë PUNE shembull
Course Inxhinieri Kompjuterike
Institution Universiteti i Tiranës
Pages 2
File Size 70.9 KB
File Type PDF
Total Downloads 67
Total Views 146

Summary

SHEMBULL...


Description

Nr.Prot. _______

KËRKESË KËRKUES: Emër Mbiemër, Adresa: Blv “Gjergj Fishta”, Nd.x, H.x, Ap.x Email: [email protected] DREJTUAR:

Agjencia e Zhvillimit të Territorit Adresa: Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Frashëri, Kati 2,Tiranë

Për dijeni :

Koordinatorit për të drejtën e informimit Z. Irgen Çenga

OBJEKTI:

Kërkesë për informacion dhe vënie në dispozicion e dokumentacionit

BAZA LIGJORE:

Ligji nr.119 dt. 18.09.2014 “Për të Drejtën e Informimit” Neni 23 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë Neni 10 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut Neni 19 i Paktit Ndërkombëtar mbi te Drejtat Civile dhe Politike,

I nderuar Z. Koordinator, Në bazë të ligjeve të radhitura mësipër, unë Emër Mbiemër kërkoj të pajisem me dokumentacionin e mëposhtëm: 1. Kopje të dokumentacionit lidhur me procedurën e ndjekur për zhvillimin e garës konçesionare për ndërtimin e HEC-ve mbi lumin Shushicë? 2. Kopje të kontratës konçesionare të lidhur me subjektin “XXXX XXXX” për ndërtimin e HEC-ve mbi lumin Shushicë; 3. Kopje të dokumentacionit në lidhje me ndërtimin e Hec-ve mbi lumin Shushicë: ● Kopje të VNM; ● Kopje të Lejes Mjedisore; ● Studimin e fizibilitetit; ● Projekte dhe dokuemente të tjera nëse ka; 1. Përgjigjje ndaj pyetjes “A janë zhvilluar dëgjesa publike në lidhje me ndërtimin e Hec-ve mbi lumin Shushicë?” 2. Nëse po na vini në dispozicion kopje të njoftimit/njoftimeve për zhvillimin e dëgjesave publike, kur dhe ku është publikuar njoftimi/njoftimet, kopje të procesverbaleve të mbajtura, kopje të rekomandimeve etj ?

Kjo kërkesë bazohet në nenin 3 të ligjit të sipërpërmendur, i cili shprehet: “Çdo person ka të drejtë të njihet me informacionin publik, nëpërmjet dokumentit origjinal ose duke marrë një kopje të tij në formën ose formatin që mundëson akses të plotë në përmbajtjen e dokumentit.” Kopje e dokumenteve të sipërpermendura mund të na i dërgoni në adresën e emailit ose në adresën postare: Adresa: Blv “Gjergj Fishta”, Nd.x, H.x, Ap.x

Për çdo komunikim tjetër me qëllim orientimin dhe sqarimin e paqartësive, mund të më kontaktoni edhe në: email: [email protected]

Duke mbetur në pritje të një përgjigjeje të shpejtë dhe pozitive nga ana Juaj, Ju falenderoj për mirëkuptimin. Me respekt, Emër Mbiemër

Datë më 22.10.2018...


Similar Free PDFs