Shartimi i pemeve - Fruit trees grafting PDF

Title Shartimi i pemeve - Fruit trees grafting
Author Kujtim Lepaja
Pages 10
File Size 240.1 KB
File Type PDF
Total Downloads 41
Total Views 113

Summary

1 Prof. dr. Agim Zajmi Bashkëpunëtorë: MSc. Kujtim Lepaja MSc. Lavdim Lepaja SHARTIMI I PEMËVE PRISHTINË 2011 3 Prof. dr. Agim Zajmi Bashkëpunëtorë: MSc. Kujtim Lepaja MSc. Lavdim Lepaja SHARTIMI I PEMËVE Recensues: Prof. dr. Talat Efendija Lekë Duhani, inxh. i dipl. Lektor: Dr. sc. Sadri Fetiu Kope...


Description

Accelerat ing t he world's research.

Shartimi i pemeve - Fruit trees gra ing Kujtim Lepaja

Related papers

Download a PDF Pack of t he best relat ed papers 

1

Prof. dr. Agim Zajmi

Bashkëpunëtorë: MSc. Kujtim Lepaja MSc. Lavdim Lepaja

SHARTIMI I PEMËVE

PRISHTINË 2011

3

Prof. dr. Agim Zajmi Bashkëpunëtorë:

MSc. Kujtim Lepaja MSc. Lavdim Lepaja

SHARTIMI I PEMËVE Recensues: Prof. dr. Talat Efendija Lekë Duhani, inxh. i dipl. Lektor: Dr. sc. Sadri Fetiu Kopertina: Lejla Ibrahimi Realizimi kompjuterik: Lejla Ibrahimi Fotografitë: Agim Zajmi Kujtim Lepaja Lavdim Lepaja

Botues: DIJA - Prishinë Shtypi: Design House - Prishtinë Tirazhi: 500 copë ISBN 978-9951-507-23-3 Shënimi i CIP katalogut të këtij libri gjendet në Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

4

PËRMBAJTJA FJALA E RECENSUESVE .......................................................... 5 PARATHËNIE .......................................................................... 7 NDARJA (KLASIFIKIMI) E PEMËVE .......................................... 9 MËNYRAT E SHUMIMIT TË PEMËVE ...................................... 13 DISA TË DHËNA PËR HISTORIKUN E SHARTIMIT ................. 16 ÇKA ËSHTË SHARTIMI ........................................................... 18 RËNDËSIA E SHARTIMIT ........................................................ 20 QËLLIMI I SHARTIMIT ........................................................... 21 CIKLET E JETËS SË PEMËVE..................................................... 22 ORGANET E PEMËVE ............................................................. 23 NDËRTIMI ANATOMIK I ORGANEVE TË PEMËVE .................. 25 MATERIET ORGANIKE TË PEMËVE ......................................... 27 PËRPUTHSHMËRIA (KOMPATIBILITETI) DHE JO PËRPUTHSHMËRIA (INKOPATIBILITETI) E NËNSHARTESËS DHE MBISHARTESËS TE PEMËT .................. 29 PËRDORIMI I NDËRMJETËSUESIT .......................................... 33 NDIKIMI I NDËRSJELL I NËNSHARTESËS DHE MBISHARTESËS ............................................................. 35 ÇKA ËSHTË KALLUSI NË VENDIN E SHARTIMIT.................... 37 PREJ ÇKA VARET SUKSESI I SHARTIMIT ................................. 40 VEGLAT DHE MATERIALI I NEVOJSHËM PËR SHARTIM ........ 42 APLIKIMI I FITOHORMONEVE .............................................. 45 SI NDIKON LARTËSIA E VENDIT KU SHARTOHET PEMA ..... 46 MËNYRAT DHE TEKNIKAT E SHARTIMIT ............................... 47 ABLLAKTIMI .......................................................................... 88 SHARTIMI I CITRUSEVE (AGRUMEVE).................................... 91 SHARTIMI I TRËNDAFILIT....................................................... 97 RISHARTIMI ........................................................................... 102 LLOJET E PEMËVE DHE NËNSHARTESAT KU MUND TË SHARTOHEN ......................................................................... 104 ÇFARË SHËNIMESH DUHET TË MBAJË SHARTUESI .............. 114 FJALORTH I TERMAVE ........................................................... 117 TREGUESI I SHPREHJEVE TË LËNDËS .................................... 133 LITERATURA ......................................................................... 139

5

6

FJALA E RECENSUESVE

P

rof. dr. Agim Zajmi për shumë dekada në mënyrë intensive dhe të suksesshme merret me punët shkencore dhe hulumtuese, pedagogjike, botimin e teksteve të niveleve të ndryshme nga lëmi i pemëtarisë, hartimin, realizimin dhe mbikëqyrjen e projekteve për ngritjen e pemishteve. Në mënyrë të veçantë autori me bashkëpunëtorë i kanë kushtuar kujdes cilësisë së materialit fidanor, si parakusht për një prodhimtari të suksesshme. Me librin “Shartimi i pemëve” të Autorit Prof. dr. Agim Zajmi me bashkëpunëtorët MSc. Kujtim Lepaja dhe MSc. Lavdim Lepaja literatura e pemëtarisë po begatohet me një libër shumë të vlefshëm e sidomos në aspektin praktik të shartimit të pemëve. Lënda e trajtuar në libër është shkruar në mënyrë të rrjedhshme, kështu që lexuesi me ndihmën e këtij libri do të përfitojë shumë në njohurit praktike nga pemëtaria përkatësisht shartimi i pemëve. Materiali në libër është i ndarë në këto kaptina: parathënie, ndarja (klasifikimi) e pemëve, mënyrat e shumimit të pemëve, disa të dhëna për historikun e shartimit, çka është shartimi, rëndësia e shartimit, qëllimi i shartimit, ciklet e jetës së pemëve, organet e pemëve, ndërtimi anatomik i organeve të pemëve, materiet organike të pemëve, përputhshmëria dhe jo përputhshmëria e nënshartesës dhe mbishartesës te pemët, përdorimi i ndërmjetësuesit, ndikimi i ndërsjellë i nënshartesës dhe i mbishartesës, çka është kallusi në vend të shartimit, prej çka varet suksesi i shartimit, veglat dhe materiali i nevojshëm për shartim, aplikimi i fitohormoneve, si ndikon lartësia e vendit ku shartohet

7

pema, në mënyrë të veçantë dhe të detajuar autorët i kanë përshkruar mënyrat dhe teknikat e shartimit, të cilat i kanë ilustruar njëkohësishtë edhe me fotografi, abllaktimi, shartimi i citruseve, shartimi i trëndafilit, rishartimi, llojet e pemëve dhe nënshartesat ku mund të shartohen, çfarë shënimesh duhet të mbajë shartuesi, fjalorth i termave, treguesi i shprehjeve të lëndës dhe literatura. Libri është po ashtu i ilustruar me 135 fotografi (me ngjyra) shumë të qëlluara dhe origjinale nga praktika e shartimit të pemëve në mënyra të ndryshme, si dhe me tri figura, çka e bëjnë librin edhe më funksional në aspektin kuptimor. Libri është i shkruar në mënyrë koncize me një gjuhë dhe stil të kjartë për t’u shfrytëzuar nga lexuesit e niveleve të ndryshëm. Është për t’u theksuar dhe lavdëruar që Profesor Zajmi me inkuadrimin si bashkëpunëtorë të dy kolegëve të vet të rinj Kujtim dhe Lavdim Lepaja, në këtë libër inkurajon të rinjët për punë të suksesëshme në të ardhmen nga lëmi i pemëtaris. Libri “Shartimi i pemëve” do t’u shërbejë një rrethi të gjerë të lexuesve të interesuar për zhvillimin dhe përparimin e pemëtarisë bashkohore e në mënyrë të veçantë, për shartimin e pemëve. Pa mëdyshje këtë libër do ta shfrytëzojnë prodhuesit profesionalë të fidaneve, shartuesit amatorë, ata që dëshirojnë të merren me shartimin e pemëve, nxënësit e shkollave të mesme bujqësore, studentët e fakulteteve të bujqësisë, punëtorët shkencorë dhe profesionalë etj. Prof. dr. Talat Efendija Inxh. i dip. Lekë Duhani

8

PARATHËNIE

P

emëtaria në kuadër të bujqësisë është një degë shumë e rëndësishme për zhvillimin e gjithanshëm të një vendi. Me kultivimin e pemëve rriten të ardhurat kombëtare, zvogëlohet papunësia, zhvillohet industria përpunuese, industria e mekanizimit, e kimisë dhe shumë të tjera. Pemët janë plot shëndet dhe shumë dobiprurëse. Në këtë drejtim nutricionistët botërorë të cilët merren me ushqimin dhe zhvillimin e drejtë të organizmit të njeriut rekomandojnë që njeriu duhet të konsumojë rreth 300 g fruta të llojeve të ndryshme të pemëve gjatë një dite ose rreth 120 kg gjatë një viti. Pemët kanë po ashtu veprim dekorativ, përkatësisht e zbukurojnë mjedisin, shërbejnë si kullosë shumë e dobishme për bletët, si dhe e mbrojnë tokën prej erozionit. Frutat e pemëve janë të përshtatshëm për t’u përdorur si në gjendje të freskët, ashtu edhe për përpunim në lëngje, reçele, kompote, për përdorim shtesë në ëmbëlsira etj. Vendi ynë ka si kushte klimatike, ashtu edhe tokësore për kultivimin e suksesshëm të të gjitha llojeve të pemëve kontinentale. Frutat e pemëve përmbajnë një varg materiesh antioksidante, të cilat e mbrojnë organizmin e njeriut prej shumë sëmundjeve. Është vërtetuar se materiet e pektinit, që gjenden në fruta të ndryshëm të pemëve, veprojnë në pengimin e grumbullimit të kolesterolit në enë të gjakut dhe e parandalojnë në këtë mënyrë shfaqjen e sëmundjes mjaft të shpeshtë dhe shumë të rrezikshme Arteriosklerozes që shkakton Infarktin. Shartimi i pemëve në viset shqiptare është i njohur që nga lashtësia.

9

Deri më tani hasim një numër të konsiderueshëm të teksteve të ndryshëm nga lëmi i pemëtarisë, ku midis tjerash bëhet fjalë edhe për shartimin e pemëve, por nuk është publikuar edhe sot e kësaj dite ndonjë libër i veçantë për shartimin, i cili do të na infromonte më hollësisht për qëllimin, rëndësinë, dhe mënyrat e ndryshme të shartimit të pemëve, prandaj kemi kënaqësinë që ta plotësojmë sado pak këtë mungesë të literaturës në gjuhën shqipe. Në këtë libër flitet po ashtu për shartimin e trëndafilit i cili nuk hyn në grupin e pemëve por është shtuar kohëve të fundit mbjellja në mënyrë të konsiderueshme e trëndafilit në mjediset tona, kurse mënyra e shartimit është e ngjashme si te pemët. Autorët u përpoqën që libri të shkruhet me një gjuhë të kuptueshme për nivelet e ndryshme të lexuesve. Libri shartimi i pemëve do të ju hyjë në përdorim me sukses fermerëve amatorë, atyre që në mënyrë profesionale merren me pemëtari e, në veçanti, me shartimin e pemëve, nxënësve të shkollave të mesme bujqësore, studentëve të Fakultetit të Bujqësisë, etj. Kemi nderin që me këtë rast t’i shprehim mirënjohje dhe falënderime recensuesit Prof. dr. Talat Efendija, i cili me përvojën e vet rreth pesë dekada nga lëmi i pemëtarisë në shkencë, pedagogji dhe prodhimtari kontribuoi që me sugjerimet e veta ta begatojë këtë tekst. Po ashtu ndjejmë kënaqësi të veçantë ta falënderojmë edhe recensuesin inxh. i dip. Lekë Duhani, i cili me sugjerimet e veta e begatojë këtë tekst sikurse edhe ndihmën që na ofroj për t’i përcjellur shumë faza të kultivimit të fidaneve në fidanishte dhe mënyra të shartimit, disa prej të cilave janë të prezantuar në libër. Kemi kënaqësinë që ta falënderojmë nga zemra lektorin dr. sc. Sadri Fetiun, i cili me përpikëri e lekturoi këtë dorëshkrim, duke e ngritur në nivel gjuhësor. Me këtë rast kemi nderin po ashtu që ta falënderojmë edhe dizajneren, zonjushën Lejla Ibrahimi, e cila e dizajnoi kopertinën dhe e faqosi tekstin me një përkushtim të veçantë. Autorët e këtij libri mirëpresin me respekt çdo sugjerim që ka për synim ngritjen e cilësisë të këtij libri, i cili në botimet e ardhshme është përherë i hapur për t’u pasuruar me përmbajtje të reja, si dhe për t’u përsosur edhe më mirë....


Similar Free PDFs