KALAJA E ELBASANIT DHE MONUMENTET BRENDA MUREVE PDF

Title KALAJA E ELBASANIT DHE MONUMENTET BRENDA MUREVE
Author Sose Kusta
Pages 15
File Size 418.8 KB
File Type PDF
Total Downloads 24
Total Views 97

Summary

KALAJA E ELBASANIT DHE MONUMENTET BRENDA MUREVE Kalaja e Elbasanit së bashku me muret rrethuese, tregon për rëndësinë ushtarake të qytetit të Elbasanit në periudhën e hershme Osmane. Kalaja e elbasanit ka formën e një katërkendëshi kënddrejtë me dimensione 308 x 348 m, e orientur me anët më të ngush...


Description

KALAJA E ELBASANIT DHE MONUMENTET BRENDA MUREVE

Kalaja e Elbasanit së bashku me muret rrethuese, tregon për rëndësinë ushtarake të qytetit të Elbasanit në periudhën e hershme Osmane. Kalaja e elbasanit ka formën e një katërkendëshi kënddrejtë me dimensione 308 x 348 m, e orientur me anët më të ngushta në drejtimin VL – JP. Të katër qoshet forcohen nga kulla të fuqishme, që dalin me faqe të drejta nga muret dhe pastaj rrumbullakosen. Kullat ndërmjetëse, me perjashtim të dy prej tyre që kane patur trajtë katërkëndëshe, kanë formë planimetrike të gërmes U. Ato dalin jashtë mureve 8-9m, dhe janë të vendosura 40 -50 m larg njëra tjetrës. Me përjashtim të murit jugor dhe një pjese të atij perëndimor, të cilët ruhen më mire, muret e tjera janë rrënuar pothuajse krejtësisht. Nga 26 kulla, që ka patur kalaja, sot ruhen vetem 8, nga të cilat 6 në murin jugor dhe 2 në atë perëndimor. Ndërsa nga të tri hyrjet, të cilat kanë qenë të vendosura në mes të mureve jugor, perëndimor dhe lindor, ruhet sot në gjendje gjysmë të rrënuar, vetëm hyrja jugore. I gjithë ndërtimi ka qenë i rrethuar nga një hendek i thellë, gjurmët e të cilit nuk diktohen më. Sic dukej ky kanal mbushej nga ujërat e perroit të Zaranikes. Po te vësh re planimetrinë e kalasë të bie në sy simetria e rreptë e këtij ndërtimi. Nga ekzaminimi i mureve kemi vëne re tri periudha të ndryshme ndërtimi, përvec riparimeve të tjera më pak të rëndësishme. Këto periudha u përkasin: 1Kohës së vonë antike 2Bizantine të hershme 3Mesjetës turke Kalaja e Elbasanit së bashku me muret rrethuese, tregon për rëndësinë ushtarake të qytetit të Elbasanit në periudhën e hershme Osmane. Muri jugor, pak a shume i plotë, dëshmon për përmasat dhe fuqinë e fortifikimeve si dhe një pjesë e materialeve nga periudha romake e bizantine që janë përdorur gjatë rindertimit nga Mehmeti II, mund të shihen qartë në themelet e kullës jug perëndimore. Kjo kala ka pasur 26 kulla në largësi të barabartë nga njëra tjetra, gjatë gjithë murit me lartësi 9 m. Në këtë fortesë përfshihet një pjesë e “Via Egnatia” që kalon përmes saj. Historia Elbasani njihet si qytet i lashtë, ku monumentet kulturore janë nga më të rrallat që mund të preken në Shqipërinë e Mesme. Një prej atyre, që kanë zënë vendin e merituar në botën e monumenteve të kulturës së ngulitur shqiptare, është kalaja në qendër të qytetit. Këtë vlerësim e kanë bërë edhe vizitorë nga vende të ndryshme të botës, por edhe të mbarë Shqipërisë. Kalaja 2000 vjeçare është një ndërtim romak, ngritur në fillim të shekullit III të erës sonë si një kështjellë ushtarake për strehimin e një legjioni dhe për të siguruar kontrollin e rrugës Egnatia, që në atë kohë ishte një arterie e rëndësishme e Perandorisë Romake. Luftërat barbare gjatë shekullit IV dhe V e.s. sollën shkatërrimin e kështjellave, dhe u desh dora perandorit bizantin me origjinë Dardane Justinian, që e rindëroti kështjellën mbi themelet e vjetra. Sot ruhet vetëm porta jugore e kalasë. Kështjella ka qenë rrethuar me një hendek, që mbushej nga devijimi i përroit të Zaranikës. Brenda kësaj kalaje gjenden aq shumë monumente kulture, sa edhe potencialet intelektuale të kulturës kombëtare, se pikërisht atje ku gjeneronte kultura e mendjes, gjeneron edhe kultura e arkitekturës. Kisha katolike unite, kisha ortodokse “Shën Maria”, shkolla e vjetër e Kalasë, xhamia Mbret apo hamami i vjetër i grave, ashtu si edhe kulla e sahatit apo çdo shtëpi e rrugicë

e kësaj Kalaje ka vulën e historisë. Por ky monument i gjallë është shkatërruar mbas kthimit të sistemit, kohë kur edhe kalaja e qytetit u prek nga ndërtimet pa leje dhe deformimit që ju bënë arkitetkturës së vjetër me ndërtimet moderne, që ja humbën bukurinë e lashtë. Por tashmë, në kuadër të një projekti strategjik për rivitalizimin e kalasë së qytetit të Elbasanit, si një nga objektet më të rëndësishme kulturore të qytetit në vitin 2006, me iniciativë të Kryetarit të Bashkisë Ardian Turku, u bë e mundur të realizohet një projekt me bashkëfinancim nga Bashkia Elbasan, Universiteti i Pizës dhe Ministria e Kërkimit Shkencor të Italisë. Projekti është emëruar "Njohja, ruajtja dhe vlerësimi i Kalasë së Elbasanit". Aktualisht Bashkia e Elbasanit, që në fillimet e hedhjes së projektëve, e ka ndërprerë dhënien e lejëve të ndërtimit brenda në kala. Kjo iniciativë i lë hapsirë projektit të studimit, që ka si qëllim kthimin e Kalasë me karakteristikat e saj muzeale, që ka patur gjithmonë. Territori ku shtrihet Kalaja e Elbasanit duke përfshirë dhe rrënojat e bazilikës pranë saj, gëzon statusin Zonë Arkeologjike A e shpallur me VKM nr.445, datë 09.06.2010 “Për shpalljen e zonës arkeologjike “A” të qytetit të Elbasanit dhe miratimin e rregullores së administrimit”. Monumentet e Kultures në brendësi të mureve të Kalasë: 1. Kulla e Sahatit (Monument Kulture i Kategorisë I) 2. Kisha Fjetja e Shën Merisë (Monument Kulture i Kategorisë I) 3. Xhamia Mbret (Monument Kulture i Kategorisë I) 4. Hamami I vjetër (Monument Kulture i Kategorisë I) 5. Shkolla Kostantin Kristoforidhi dhe Varri pranë saj (Monument Kulture i Kategorisë I) 6. Shtëpia Muze e Kostantin Kristoforidhit (Monument Kulture i Kategorisë I) 7. Banesa e Staf Papanikoll Papajanit (Monument Kulture i Kategorisë I) 8. Banesa e Elena Papajanit (Monument Kulture i Kategorisë I) 9. Banesa e Ikbale bumçit (Monument Kulture i Kategorisë I) 10. Burgu dhe qelitë e tij (Monument Kulture i Kategorisë II) 11. Ish Muzeu i Luftës , Rr. “Janaq Kolica” (Monument Kulture i Kategorisë II) 12. Ndërtesë 2 Kate ne Rr. Rinia ngjitur me murin e Kalasë (Monument Kulture i Kategorisë II)

Foto ajrore e Kalase se Elbasanit ( Kufiri I Murit te Kalase)

1. Kulla e Sahatit Kulla e Sahatit ne qytetin e Elbasanit e shpallur monument kulture i kategorisë së parë nga Rektorati i Universitetit Shtetëror, vendim numër 6 më dt.15.01.1963. Është rindërtuar në vitin 1897 mbi njërën nga kullat fortifikuese të Kalasë, ku ndodhej një Sahat më i vjetër qytetar me strukturë druri. Sipas mbishkrimit në portën e hyrjes, merret historiku i veprës që i atribuon ndërtimin e saj Aqif Pashë Elbasanit. Modeli arkitekturor flet për një fazë ndërtimi të konceptuar pikërisht për mekanizmin, që punon për matjen e kohës me tingull dhe me fusha ore për shikim. Në mbishkrim thuhet se kur tingëllon, me këngën e tij njofton për bukuri kohën e saktë nga të katër anët dhe në mënyrë të përsosur tregon minutat.

2. Kisha Fjetja e Shën Mërisë E ndërtuar rreth vitit 1830 nga komuniteti kristian, mbi themelet e një kishe më të vjetër, ajo zëvendësoi katedralen e stilit roman, që mendohet te ketë ekzistuar në vendin ku sot ndodhet xhamia Mbret në qendër te lagjes "Kala" të qytetit. Është një sallë qendrore, e mbuluar me kupolë mbi tambur dhe kapelë që mbështetet ne harqet e mureve anësore. Ne arkitekturën e veçante te ristrukturimit te saj me blloqe guri te gdhendur, me trashësi 1.2 metra, vihet re ndërtimi me rreze dhe kënd, me qellim qe t'i rezistoje çdo fenomeni. Dyshemeja e kishës, ku salla qendrore veçohet nga absida,e shtruar me mozaikë te ndare ne katër panele me pllaka mermeri, një ikonostas i gurte dhe pllaka te zbukuruara me motive kristiane. Ne krah te saj, nga pjesa Veriore u shtua një kapele e vogël me dy vende varrimi.

3. Xhamia Mbret Salla e faltores ka një hapësirë 11.5 x12.3 m.Tërthor aksit te saj, tri kolona druri për arsye konstrutive të mbajtjes së catisë dhe për të rkijuar një mjedis ndarës me sallën nga pjesa e mafilit, karakteristike për këtë lloj kompozimi të faltores të hershme islamike.Në murin fundor është theksuar në formën e një nikeje rrethore dhe e kornizuar mihrabi, pranë të cilit ngjitur me të në krahun e djathtë ndodhet shkallarja e mimberit.Prapa kolonës treshe ndodhet mafili prej druri.Xhamia merr dritë nga katër dritare në secilën faqe.Të poshmet janë kuadratike ndersa te sipermet te harkuara.Në pjesën e sipërme ato mbyllen me arkitrarë druri, duke pasur nga ana e jashtme nga një hark të verbër me majë, në formë lundre.Muratura me kluasonazh është tepër e rregullt dhe precize në alternimin e gurëve me tullat kornizuese.Me kluasonazh është ndërtuar dhe minareja.Ajo ështe e ulët në lartësi e me seksion më të ngushtë në pjesën e sipërme ku mbështet koni i majës i realizuar me fletë metalike prej plumbi.Hajati i xhamisë eshte i realizuar prej strukturash druri. Me nje lartesi prej afro 5.7m eshte konstruksion murature.Muret kane nje trashesi prej 1m dhe jane te realizuar me tekniken e kluasonazhit.Pjesa drusore e siperme mbeshtetet ne trare dhe ne kollona druri 20x20cm.Gjithashtu dhe çatia e hajatit mbeshtetet ne trare dhe kollona druri.Dyshemeja eshte e ngritur nga toka me 1m dhe eshte prej druri.

4. Hamami i Vjetër I ndërtuar me teknikën e kohës hamami brënda Kalasë, njihet edhe si Hamami i grave, i takon fundit të shekullit te XVI. Skema e hamamit fillimisht përbëhet nga tre dhoma kryesore: dhoma e zhveshjes, e izolimit dhe e larjes. Gjatë shekullit XX, Hamami i Kalasë u perdor si magazine ushqimore. Sot, në këtë ndërtesë ka një lokal. Kemi një godinë të ndërtuar me murë guri të lidhur me llaç me njeri-tjetrin. Mbulimi është bere i mundur me anë të çatisë në të cilën mund të shohim çarje që lejojnë depërtimin e dritës së diellit. Depozita mbi murin e nifeut furnizonte me ujë hamamin. Sistemi hipokaust lejonte qarkullimin e gazrave të nxehtë nën dysheme dhe në mure.

5. Shkolla Kostantin Kristoforidhi dhe Varri pranë saj Kemi të bëjmë me një godinë 2kateshe e ndërtuar me gurë dhe me tulla. Ndarjet e kateve janë realizuar me binarë druri, gjithashtu edhe çatia mbështetet mbi trarë druri. Orientimi kryesor është jug-perëndim. Si shumë ndërtesa të fillimit të shek.XX karakterizohet nga ndërtimi megurë dhe tulla. Eshtë një sistem me mure mbajtës me një trashësi që shkon nga 40-60cm.

6. Shtëpia Muze e Kostantin Kristoforidhit Kemi të bëjmë me një godinë 1katëshe e ndërtuar me gurë dhe me binarë druri të cilët shërbejnë për të rigjiduar konstruksionin, gjithashtu edhe çatia mbështetet mbi trarë druri. Orientimi kryesor është jugu ku gjendet dhe hyrja e shtepisë. Si shumë ndërtesa të fillimit të shek.XX karakterizohet nga ndërtimi me gurë dhe tulla. Eshtë një sistem me mure mbajtës me një trashësi që shkon nga 40-60cm.

7. Banesa e Staf Papanikoll Papajanit Banesë e ndërtuar me dy kate. Shtëpi karakteristike e shekullit te XVIII, e mbuluar me ҫati me konstruksion druri. Kati i pare i restauruar tërësisht pa ruajtur origjinalitetin. Kati i dytë ruan ende konstuksionin e origjinës dhe ka dekorancione të ndryshme druri si tavan me zbukurime, dritare me kangjella druri, dyer me zbukurime te ndryshme, dollape muri dhe zbukurime druri gjatë mureve, një oxhak shume i bukur, dysheme me dërrasa druri, etj. Nga ana jugore ka një oborr të mbjellë me dru frutorë si dhe me lule. Ndërtesa është e ndëtuar me mure guri mbajtës me breza druri. Muret e katit të parë janë të suvatuara e të lyera pjesërisht, ndërsa muret e katit të dytë janë lenë të paprekura.

8. Banesa e Elena Papajanit

Eshtë ndërtim i filimit të shek.XIX. Orientimi kryesor është nga jugu, por ka gjithashtu dhe një dalje tjetër nga ana e veriut. Banesa është në një faqe me rrugën në të dy anët e saj. Eshtë një objekt 3 katësh me pjesën e poshtme me mure mbajtës guri dhe me pjesën e sipërme me tulla. Ndarjet e katit janë të realizuara me trarë druri.

9. Banesa e Ikbale Bumçit Nuk ekziston më, pasi në vend të saj janë ndërtuar dy objekte të reja.

10. Burgu dhe qelitë e tij Kemi të bëjmë me një godinë 2katëshe e ndërtuar me gurë dhe me tulla. Ndarjet e kateve janë realizuar me binarë druri, gjithashtu edhe catia mbështetet mbi trare druri.Orientimi kryesor është jug-perëndim dhe fasada është kryesisht e mbuluar nga vegjetacioni. Godina ka dhe një sipërfaqe të madhe rreth 140m2 që ka shërbyer si oborr por tani është e mbuluar nga bimësia. Si shume ndërtesa të fillimit të shek.XX karakterizohet nga ndërtimi me gurë dhe tulla. Është një sistem me mure mbajtës me një trashësi që shkon nga 50-70cm. Gjatë muraturës janë të vendosur binarë druri të cilët luajnë rol antisizmik

11. Ish Muzeu i Luftës , Rr. “Janaq Kolica” Kemi të bëjmë me një godinë 2 katëshe e ndërtuar me tulla në fillimet e shek XIX. Orientimi kryesor është Lindje-Perëndim dhe 2 fasadat e tjera Veri-Jug. Çatia mbështetet mbi trarë druri. Hyrja kryesore gjendet në fasadën perëndimore. Si shumë ndërtesa të fillimit të shek.XX karakterizohet nga ndërtimi me gurë dhe tulla. Është një sistem me mure mbajtës me një trashësi që shkon nga 40-60cm.

12. Ndërtesë 2 Kate ne Rr. Rinia ngjitur me murin e Kalasë Kompozimi është i improvizuar me dy kate, ai përdhes hapësirë shërbimi, ndërsa i sipërmi banimi, me ballkon tepër të shtrirë. Ndërtimi nuk paraqet vlera përfaqësuese në planin tipologjik ose vlera arkitekturore.

LISTA E PROJEKTEVE TË MIRATUARA NGA KKR 2003 - 2013 TIRANË

Nr.

Objekti

Vendimi i KKR (miratimi)

1

Ndërtimi i banesës 1 kat dhe nën çati në lagjen Kala, me investitor Albert Dyryzi, Elbasan

V. 20, 10.05.13

Nuk ka

E. panidha

2

Pro rikon dhe formuli arkitektonik i objektit 2 kate, lagjia Kala, Elbasan, Alberto Ali Derstila

V. 4, 30.03.12

3319945.92

Sh. Prifti

3

Projekt për rivitalizimin e dy kullave dhe portës lindore të Via Egnatia, Elbasan

V. 6, 06.10.11

25.442.068 + 13.080.488

L. Shehaj, Xh. Shuka

4

Proj rest kalaja e Elbasanit. Projekt rivitalizimi i kullës jugperëndimore (kthimi në muze)

V. 7, 06.10.11

13.080.488

L. Shehaj, Xh. Shuka

5

Ndërhyrje kons. rest. Fjetja e Shën Mërisë nr.inv. 3671 (nr. i kart. 6391)

V. 5, 08.06.10

93 000

G. Vokopola

6

Projekti i ndërtimit të ujësjellësit dhe shtrimit të rrugës me kalldrem në kalanë e Elbasanit

7

Restaurim i kullës juglindore në kalanë e Elbasanit

8

Restaurim Kalaja e Elbasanit

9

Restaurim “Muri i kalasë së Elbasanit”

10

Restaurim “Sistemim i anës jugperëndimore të kalasë së Elbasanit”

2009 V.7, 16.10.06

Vlera e preventivit (lekë)

Autori-ët e projektit

Miratuar në 2009

8.904.199

1.200.000

N.Musaj;S.Gordi;M.Korriku

Miratuar me V. 2, 21.04.05

Miratuar me V. 2, 21.04.05...


Similar Free PDFs