Teme diplome Ekonomik per studentet PDF

Title Teme diplome Ekonomik per studentet
Course Finance
Institution Universiteti i Tiranës
Pages 33
File Size 1 MB
File Type PDF
Total Downloads 74
Total Views 221

Summary

teme diplome per fakultetin e ekoonomise per studentet e masterit dhe deges bachelor. te dhena nga literature e autoreve te fakultetit te ekonomise...


Description

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI KONTABILITET PROGRAMI BACHELOR

TEMË DIPLOME LIZINGU NË SHQIPËRI

Grupi:F312

TIRANË 2018

ABSTRAKT

1

Duke qënë se biznesi përbën një ndër aktorët më të rëndësishëm (në mos më të rëndësishmin) në ekonominë e tregut, zgjodhëm të flasim në këtë temë për Lizingun dhe rëndësinë e tij në biznesin Shqiptarë.“E qarta është gjithmonë më pak e kuptueshmja”.Të flasësh për lizingun nuk është e vështirë, por të arrish ta kuptosh atë dhe mënyrën sesi funksionon është paksa e vështirë.Lizingu, si një instrument financiar, ishte në gjendje për të afirmuar veten në shumë vende të zhvilluara si një nga mekanizmat më efektive dhe të arritshme për financimin, zgjerimin dhe zhvillimin e mjeteve të prodhimit, financimin e pasurive të nevojshme për zhvillimin dhe zbatimin e teknologjive të reja në biznes.Është interesante të përmendet fakti që kompanitë shqiptare,të cilat gjithmonë kanë qenë përdoruesit e rëndë të pasurive të patundshme dhe pajisjeve, përfundimisht e kanë kuptuar që pronësia e tyre mbi to, do t’i pengojë ato nga të qenit efiçentë në kosto dhe të kenë rritje të bizneseve të tyre. Lizingu iu ofron kompanive fleksibilitet operativ, kontroll afatgjatë dhe kosto jashtëzakonisht të ulët të kapitalit.Ai hyn tek produktet financiare jo shumë të përhapura në vendin tonë, por përkundrazi shumë të përhapura nëpër botë. Duke qenë të mendimit se zgjerimi e zhvillimi i mëtejshëm i kësaj forme financimi në vendin tonë do t’i krijonte avantazhe biznesit shqiptar zgjodhëm ta trajtojmë në këtë punim. Premisa është se promovimi i lizingut është një mjet i mirë për reduktimin e varfërisë po aq sa fakti që zhvillimi i tij do të rrisë kërkesën për punë dhe do të gjenerojë të ardhura shtesë. Qëllimi i këtij punimi është të shikojë se sa njihet dhe përdoret lizingu nga bizneset e Shqipërisë. Trajtimi ligjor dhe fiskal i qirasë finaciare(Lizingu). Hipoteza që është ngritur është se lizingu nuk është shumë i përdorur nga bizneset shqiptare.

Limitet e punimit janë: numri i kufizuar i të anketuarve, shtrirje e vogël (vetëm në pak biznese)

METODOLOGJIA

2

Për të realizuar këtë punim jemi mbështetur në dy burime të dhënash, në burimet e të dhënave sekondare dhe në burimet e të dhënave primare. Të dhënat sekondare Punimi është filluar me mbledhjen e të dhënave sekondare, të cilat janë marrë kryesisht nga literatura shqiptare, të dhëna të marra nga interneti etj. Të dhënat e mësipërme na kanë ndihmuar në përgatitjen e aspektit teorik.

Të dhënat primare Të dhënat primare janë marrë nga pyetësori, i cili ka shërbyer si burim kryesor i të dhënave. Nëpërmjet këtij pyetësori janë nxjerrë disa konkluzione në lidhje me lizingun, sa njihet nga bizneset shqiptare, cilat janë arsyet e përdorimit si dhe disa sugjerime për të ardhmen e lizingut.

3

PËRMBAJTA ABSTRAKT2 METODOLOGJIA3 PËRMBAJTJA4 HYRJE5 1.1 TRAJTIMI LIGJOR I LIZINGUT NË SHQIPËRI 1.1.1

INTERPRETIMI I LIGJIT PËR QIRANË FINANCIARE.

1.2

ANALIZË E TREGUT TË LIZINGUT FINANCIAR NË SHQIPËRI DHE KONKURRENCA.

9 1.3

KLIENTELA E SYNUAR NGA KOMPANITË E LIZINGUT.13

1.4

STUDIM: LIZINGU NË SHQIPËRI14

TRAJTIMI FISKAL I LIZINGUT NË SHQIPËRI. 2.1

PROBLEME NGA ZBATIMI I LIGJIT NË PRAKTIKË.22

2.1.1

TATIMI MBI TË ARDHURAT.22

2.1.2

TATIMI MBI VLERËN E SHTUAR.24

2.1.3 KONKLUZIONE.30 REFERENCA.31

4

HYRJE Biznesi, nuk është vetëm një lidhje me pajisjet dhe pasuritë qe kemi blerë, por edhe se si ne i financojnë ato. Mundësitë për lizing janë të gjitha rreth nesh. Sfida është për t’i gjetur ata dhe pastaj për të kthyer këto mundësi në vlerë. Kjo është formula kryesore për sukses, e cila është e thjeshtë, por rrallë herë e lehtë. Kjo është me të vërtetë një çështje se çfarë është lizingu para nesh tashmë dhe pastaj të ndëmerren veprime për të. “Lizingu në Shqipëri” konsiderohet si forma e re e blerjes edhe kur nuk i ke të gjitha paratë. Në një periudhë ku bizneset përballen me mundësi të limituara për mekanizma financues, lizingu shërben si një burim alternativ financimi për zhvillimin e NVM-ve (SME-ve), të cilat janë vendimtare në transformimin strukturor të ekonomisë. Nga pronarët apo menaxherët e biznesneseve, lizingu financiar quhet ndonjëherë "Financë e Pasurive". Lizingu jo vetëm që është një mënyrë për të liruar një sasi të madhe të parave të kapitalit, por është gjithashtu një proces i mirë financimi që është e preferueshme për shumicën e bizneseve në Shqipëri. Produkti i lizingut është atraktiv në tregun shqiptar sepse lizingu financiar lejon menaxherët dhe pronarët e bizneseve për të vepruar si më poshtë: -

Të bëjnë pagesa mujore të vogla, kështu që mund të planifikojnë në avancë

-

100% e financuar, mundëson që të mbajnë të holla thelbësore në llogaritë e tyre operative

-

Lehtësia e barrës së parasë gjatë cikleve të ngadaltë të biznesit

-

Kthimi i të gjitha pajisjeve në fund të mandatit dhe të marrin pajisje të reja në fillim të marrëveshjes së qirasë së re

-

Blerja e pajisjeve me qira për një tarifë të reduktuar në fund të marrëveshjes së qirasë

-

Nuk ka ndonjë ndikim në vlerësimin personal të kreditit

-

Avantazhet e shumëfishta tatimore

-

Rritja e detyrimeve që do të thotë një barrë më të ulët të taksave

-

Përdoret si një program ndihmës i shitjes

-

Shpenzimet janë regjistruar si një fletë jashtë bilancit (shpenzime operative)

-

Liron kapital për nevojat e tjera të biznesit.

-

Përdorimi i menjëhershëm i pajisjeve pa paguar çmimin e plotë të kostos.

5

-

Kostot janë të fiksuara për kohëzgjatjen e lejuar

Ky instrument i ri i lejon kompanitë të rinovojnë profilin e tyre teknologjik dhe të bëhen më konkurues. Ato nuk kanë nevojë ta paguajnë një makineri që në fillim apo të plotësojnë kërkesat e një kredie bankare. Kompanitë nuk kanë nevojë të ofrojnë kolaterale apo garanci kur kërkojnë makineri apo pajisje me lizing, por ato duhet të kenë një plan të mirë biznesi dhe një qarkullim të shëndoshë paraje. Çfarë është lizingu? Lizingu është një mundësi për bizneset që të zgjerojnë aksesin e tyre për financim afatshkurtërdhe afat-mesëm. Nga një perspektivë ekonomike, lizingu mund të përkufizohet si "një kontratë mes dy palëve ku njëra palë (qiradhënësi) ofron një pasuri për përdorim të një pale tjetër (qiramarrësi) për një periudhë kohe të specifikuar, në këmbim të pagesave të specifikuara ". Kjo është reflektuar edhe në përkufizimet në kontabilitetit: Sipas Standardit të Kontabilitetit SNK 17 "një qira është marrëveshja në të cilën qiradhënësi përcjell te qiramarrësi në këmbim të një pagese apo seri të pagesave, të drejtën për të përdorur një aktiv për një periudhë kohore të caktuar ". Lizingu është referuar si financim i bazuar në asete. Ndërsa qiradhënësit ruajnë pronësinë mbi asetet që ata japin me qira, gjatë gjithë jetës së kontratës, këto asete me qira janë pra një formë e qenësishme e kolateralit në kontratat e tilla (në krahasim me huadhënien bankare tradicionale e cila do të jetë ose e pasiguruar ose do të kërkojë përdorimin e llojeve të ndryshme të kolateralit dhe tipikisht jo asetet fizike të tilla si pajisjet të cilat janë të qenësishme në rastin elizingut). Kreditimi tradicional bankar fokusohet në shlyerjen e kredisë nga huamarrësi nga dy burime: një burim parësor, gjenerata e rrjedhës së parasë, dhe një burim dytësor që mund të jetë shtimi i kredisë dhe kolaterali (nëse ka). Lizingu është përqendruar në aftësinë e qiramarrësit për të gjeneruar të holla që rrjedhin nga operacionet e biznesit për të përballuar pagesat e qirasë, ndërsa qiradhënësi ruan pronësinë ligjore të aktivit. Prandaj, lizingu ndan pronësinë ligjore të një aktivi nga përdorimi i tij ekonomik. Pronësia e aktivit mund ose mund të mos kalojë për konsumatorin në fund të kontratës së qirasë. Kontratat, ku pronësia ligjore e aktivit kalon direkt tek konsumatori në fillim të marrëveshjes, nuk konsiderohen të jenë qira.

6

1.1Trajtimi ligjor i lizingut në Shqipëri 1.1.1 Interpretimi i ligjit për qiranë financiare. Për herë të parë qiraja financiare në legjislacionin Shqiptar është përmendur në “Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë” dhe më saktësisht në nenin 849 “Qiraja Financiare (Lizing)”. Në të thuhet se me kontratën e qirasë financiare, njëra palë detyrohet të verë në dispozicion të palës tjetër, për një kohë të caktuar, një send të luajtshëm apo të paluajtshëm, kundrejt një pagese me afate periodike, të përcaktuar në lidhje me vlerën e sendit, me kohëzgjatjen e kontratës dhe eventualisht me elementë të tjerë sipas marrëveshjes së palëve. Gjithashtu sendi duhet të ishte i fituar ose i ndërtuar nga qiradhënësi sipas dëshirës së qiramarrësit dhe ky i fundit kishte të drejtë të fitonte pronësinë në mbarim të afatit të kontratës, kundrejt një shume të paracaktuar. Gjithashtu qiradhënësi duhet të përgjigjej ndaj qiramarrësit sipas rregullave të përgjithshme për mosdorëzimin e sendit ose vonesën në dorëzimin e sendit, si dhe për të metat e sendit. Ndër të tjera me marrëveshje mund të parashikohej që qiramarrësi përpara se të kërkojë nga qiradhënësi të drejtat e tij, duhet ti drejtohet atij që i dha sendin (furnizuesit) për të drejtat e tij ose që i kanë kaluar atij. Por sigurisht që qiraja financiare nuk mund të ishte e shprehur vetëm në një nen të Kodit Civil, pasi është një koncept shumë më i gjerë, i cili ka nevojë për një rregullim më specifik dhe të detajuar të marrëdhënieve, të drejtave dhe detyrimeve që lindin nga kjo marrëdhënie qiraje. Zhvillimi ekonomik, nevoja e biznesit, konsumatorit dhe tregut për këtë formë të re qiraje solli si domosdoshmëri në vitin 2005 miratimin e Ligjit “Për qiranë financiare”. Ky ligj rregullon marrëdhëniet e qirasë financiare, domethënë atë marrëdhënie e cila lind nga dhënia me qira financiare e aktiveve të luajtshme e të paluajtëshme dhe ka disa veçori dalluese nga format e tjera të qirasë të cilat janë; a- aktivi objekt i kësaj marrëdhënie përzgjidhet nga vetë qiramarrësi në pavarësi të plotë nga qiradhënësi. b- Sendi i përzgjedhur nga qiramarrësi, blihet apo sipas rastit ndërtohet me mjetet financiare të qiradhënësit, me qëllimin e vetëm, për t`ia dhënë me qira financiare, sipas kontratës së lidhur ose që do të lidhin palët e për të cilën furnizuesi ka dijeni të plotë.

7

c- Qiraja është në formë pagesash, të cilat përllogariten duke patur parasysh edhe normën e amortizimit të sendit, të një pjese apo të pjesës thelbësore të tij. Me mbarimin e kontratës së qirasë financiare, qiramarrësit i lind e drejta; të blejë sendin duke paguar një shumë simbolike të paracaktuar nga palët në kontratën e lidhur apo të caktuar në momentin e ushtrimit të së drejtës së blerjes, të përtërijë kontratën për një afat tjetër kundrejt një pagese qiraje më të ulët se ajo fillestare, t’ia kthejë sendin qiradhënësit. Ligji i miratuar në 2005 u pasua me disa ndryshime në vitin 2007 dhe 2008. Ky ligj i ka mohuar të drejtën e të qënit subjekt i kësaj marrëdhenie si qiradhënës të gjitha institucioneve financiare dhe bankave në qoftë se kjo e drejtë nuk është përcaktuar shprehimisht në liçencën apo lejen përkatëse. Qiramarrës mund të jetë çdo person fizik e juridik, vendas apo i huaj dhe nuk duhet domosdoshmërisht të jetojë apo të kryejë aktivitet në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ligji gjithashtu sanksionon edhe të drejtat dhe detyrimet e palëve në këtë marrëdhënie. Afatet dhe kushtet e furnizimit të sendit pranohen nga qiramarrësi në masën që nuk cënohen interesat e tij. Për t’u theksuar është fakti që qiramarrësi në kontratën e furnizimit nuk merr asnjë përgjegjësi apo detyrim, nuk gëzon të drejtën e zgjidhjes së kontratës apo të kërkojë uljen e çmimit të shitjes së sendit të përcaktuar në kontraten e furnizimit, pa pëlqimin e qirahënësit. Gjithashtu edhe furnizuesi nuk mban përgjegjësi të dyfishtë ndaj qiradhënësit dhe qiramarrësit njëkohësisht për të njëjtën mospërmbushje të kushteve të kontratës së furnizimit apo detyrimeve e garancive të tjera të marra përsipër.Qiramarrësi ka gjithashtu të drejtën e gëzimit të plotë të sendit. Është qiradhënësi ai i cili duhet të përgjigjet për pretendimet e të tretëve mbi sendin, të cilët kundërshtojnë, cënojnë ose kufizojnë gëzimin e plotë të sendit prej qiramarrësit, ndërkohë që ky i fundit e ka pranuar sendin pa patur dijeni për këto pretendime. Ligji gjithashtu parashikon edhe shpalljen si të pavlefshëm të çdo kushti të kontratës i cili kufizon apo shmang përgjegjësitë e qiradhënësit për defektet ligjore të sendit. Qiramarrësi mund të zgjidhë kontratën në rastin kur kufizohet ose zvogëlohet gëzimi i plotë i sendit dhe qiradhënësi nuk ka mundur të çlirojë sendin nga pretendimet apo cënimet e personave të tretë brenda një afati të arsyeshëm, edhe pse është njoftuar në kohë nga qiramarrësi. Për dëmet e shkatuara dhe kur nuk ka patur dijeni për ekzistencën e këtyre pretendimeve në kohën e lidhjes së kontratës, qiramarrësi ka të drejtë të kërkojë zhdëmtim nga qiradhënësi. Qiramarrësi gjithashtu ka të drejtë të zhdëmtohet edhe në

8

rastet kur furnizuesi nuk ka përmbushur detyrimet ndaj tij dhe si pasojë e mosplotësimit të këtyre detyrimeve i është shkaktuar një dëm ekonomik. Kushtet për veprimtarinë e lizingut në Shqipëri -

Qiradhënësi duhet të ketë të bllokuar një kapital prej 20 milionë lekësh

-

Sendet e luajtshme me afat konsumi deri në 5 vjet kanë afat qiraje minimalisht 1 vit

-

Sendet e luajtshme me afat konsumi mbi pesë vjet kanë afat qiraje minimalisht 2 vjet

-

Sendet e paluajtshme mund të jepen me qira për një afat minimal të paktën 3 vjet

-

Sendi përzgjidhet nga vetë qiramarrësi, në varësi të plotë prej qiradhënësit

-

Qiraja është në formë pagesash, të cilat përllogariten duke vlerësuar normën e amortizimit.

Lizingu edhe pse një mjet financiar i cili mundëson zhvillimin e teknologjisë dhe rritjen e standartit jetësor, në Shqipëri ky mjet ka ngelur në një segment të ngushtë me një peshë të parëndësishme në ekonominë e vendit. Ai nuk po bëhet një instrument financiar masiv e nxitës i zhvillimit të biznesit dhe i plotësimit të nevojave të popullatës. Faktorët e moszhvillimit në nivelin e duhur të lizingut në Shqipëri janë: 

Infrastruktura ligjore



Sistemi bankar



Niveli i edukimit të konsumatorëve biznes dhe familjarë



Mungesa e një politike të qartë orientuese, mbështetëse për zhvillimin e këtij biznesi

1.2 Analizë e tregut të lizingut financiar në Shqipëri dhe konkurrenca. Lizing është një fjalë dhe një koncept i ri për individët si dhe për një pjesë të mirë të SME-ve e korporatave dhe në përgjithësi për aktorët e tregut financiar në Shqipëri. Kjo i detyrohet mungesës së traditës në tregun shqiptar. Duhet punë për të bërë njerëzit të vetëdijshëm për këtë term të ri, tregu gjithesesi ofron oportunitete të mira për zhvillimin e ketij sektori. Të dhënat dhe arritjet aktuale tregojnë për zhvillime pozitive të këtij tregu.

9

Mjedisi për zhvillimin e lizingut në Shqipëri mori një hov të madh pozitiv me miratimin e ligjit “Për lizingun financiar” nga Parlamenti në 12 maj të vitit 2005. Ky ligj sugjeron përkufizimin e lizingut dhe se cilat janë palët e përfshira në të dhe vendos gjithashtu kritere të cilat duhen zbatuar nga kompanitë të cilat merren me këtë aktivitet. (një informacion më i detajuar në çështjen “Veçori të trajtimi fiskal të lizingut”, po në këtë temë). Duhet theksuar këtu që qiraja operative ishte prezente në treg përpara majit 2005, bazuar në ligjin tregtar. Gjatë vitit 2005 në Shqipëri kanë operuar tre kompani të cilat zhvillonin aktivitetin e lizingut. Ato janë Tirana Leasing, Bi-Leasing dhe Landeslease, kjo e fundit është përfaqësuese lokale e Landeslease Gjermani. Në Qershor 2006 filloi aktivitetin dhe Raiffeisen Leasing Albania, ndërsa Credins Leasing, ka hyrë në treg me aktivitet të plotë vetëm në Janar të vitit 2008.

Tregu i lizingut duket se po njeh rritje.Kompanitë që operojn në fushën e lizingut në tregun shqiptar janë: Platinium Investment, Raiffeisen Leasing, FIN – AL, Landeslease, Porshe Albania Leasing,Crimson Finance Fund Albania (CFFA Leasing ), Agro & Social Fund,Tirana Factoring & Lease,Albanian Financial Institution, Mogo Albania .

Lidhur me objektin e financimeve, portofoli i qirasë financiare dominohet nga financimet për mjete transporti personale (55.1%) dhe mjete transporti pune (26.1%). Krahasuar me dhjetor 2016, portofoli shënon një rritje me rreth 453.66 milionë lekësh, ndikuar nga “mjete transporti personale dhe pune”. Tabela 1.1 Portofoli i qirasë financiare, sipas objektit të financuar, dhjetor 2017 Burimi: Banka e Shqipërisë

10

Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes 2017

Landeslease është një sipërmarrje e përbashkët e cila është e fokusuar në lizingun e prodhimeve.Siemens e krijuar në Mars të vitit 2005. Ajo nuk e ushtron vetë aktivitetin e lizingut, por nëpërmjet bankave duke operuar si ndërmjetëse kundrejt një komisioni prej 1%. Landeslease, eshte kompani leasing - qera financiare - e cila operon ne tregun shqiptar qe prej vitit 2005. Landeslease u krijua me inisiativen e disa invesitoreve shqiptar.Ne vitin 2008 kompanisë iu bashkangjitën dhe investitorë të huaj të cilët me investimin e tyre i dhanë

11

mundësinë e rritjes duke ndihmuar në mënyrë te drejtpërdrejtë biznesin shqiptar.Ne vitin 2014, Union Bank ka blerë 100% te aksioneve të Landeslease duke u berë aksioner i vetëm. Marrëveshja e shit-blerjes parashikon që Landeslease do të vazhdojë të operojë me të njejtin emër dhe brand, pa ndryshuar stafin dhe ambjentet e punës. Klientët e Landeslease do të vazhdojnë të përdorin të njëjtat kanale komunikimi si deri më tani.Landeslease aktualisht zotëron rreth 18% të tregut shqiptar të lizingut . Ajo financon cdo vit mbi rreth 350 automjete si dhe një numër te madh klientësh të ndryshëm që kërkojnë financim për automjete, makineri dhe pajisje. Periudha e financimit varion deri ne 5 vjet per automjetet ndërsa për mjetet e punës kjo periudhe arrin deri në 7 vjet. Klienteve i kerkohet te kryejnë një pjesmarrje në formën e parapagimit e cila varion nga 20% deri në 30% te cmimit të blerjes.

Raiffeisen Leasing Albania (RLAL) e cila me kohë kishte nisur projektin pilot duke studiuar tregun dhe percaktuar objektivat që synohen të arrihen dhe në Qershor 2006, u bë zyrtarisht pjesë aktive e tregut të kompanive të lizingut, megjithëse aktiviteti real i financimit me lizing ka filluar në dy muajt e fundit të vitit 2006. Raiffeisen Leasing Sh.a është aktualisht kompania lider në tregun e qirasë financiare me rreth 50% të tregut të leasing-ut, duke ofruar shërbim cilësor, fleksibël, dhe me kushte sipas nevojave të klienteve në dhënien me Qira Finaciare të: 1)Makinave për Inidividë 2)Mjeteve të transportit tregtar 3)Pajisje mjekësore 4)Pajisje për industrinë nxjerrëse dhe përpunuese 5)Linja prodhimi, etj Por gjithsesi produkti i lizingut shfaqet më atraktiv në tregun shqiptar sepse:  Financimi me lizing u krijon mundësi sipërmarrësve të fillojnë të përdorin një aktiv përpara se ata ta kenë realisht në pronësi të tyre. Kjo nënkupton që gjatë periudhës së

12

pagesave të kësteve të lizingut sipërmarrësi njëkohësisht realizon edhe të ardhura shtesë nëpërmjet përdorimit të aktivit.  Një financim me lizing është më fleksibël se kredia, duke qënë se është një financim për mjetin. Meqënëse kemi të bëjmë me mjete që mund të shiten në një treg dytësor të qëndrueshëm, shoqëria e lizingut (pronare ligjore e këtyre mjeteve), brenda normave të lejuara të manaxhimit të riskut, tregohet më t...


Similar Free PDFs