H A R T O G R A F I - praktikum i ushtrimeve - PDF

Title H A R T O G R A F I - praktikum i ushtrimeve -
Author Bashkim Idrizi
Pages 211
File Size 6 MB
File Type PDF
Total Downloads 25
Total Views 803

Summary

UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE DHE ARTEVE DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË Mr.sc. Bashkim IDRIZI HARTOGRAFI - praktikum i ushtrimeve - Shkup, 2006 Autor Mr.sc. Bashkim IDRIZI Botues VATRA Recensentë Prof.Dr.Ing-Dipl. Pal NIKOLLI Prof.Dr.sc. Murat MEHA Lektor Prof.Dr.sc. Xhe...


Description

UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE DHE ARTEVE DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË

Mr.sc. Bashkim IDRIZI

HARTOGRAFI - praktikum i ushtrimeve -

Shkup, 2006

Autor Mr.sc. Bashkim IDRIZI

Botues VATRA

Recensentë Prof.Dr.Ing-Dipl. Pal NIKOLLI Prof.Dr.sc. Murat MEHA

Lektor Prof.Dr.sc. Xhemaludin IDRIZI

Përgatitje kompjuterike Mr.sc. Bashkim IDRIZI

Kopertina FineArt Graphics

Tirazhi 300 kopje

© Bashkim IDRIZI Të gjitha të drejtat për kopjim dhe ribotim i ka vetëm autori i librit. [email protected]

Parathënie Ky libër është i dedikuar për ushtrimet në lëndën Hartografi që zhvillohet në vitin e parë në kuadër të Departamentit të gjeografisë, pranë Fakultetit të shkencave humane dhe arteve – Universiteti Shtetëror i Tetovës. Në libër janë dhënë elementet themelore të shfrytëzimit praktik të hartave, hartimit, orientimit dhe lëvizjes në terren, digjitalizimit të hartave dhe përpilimit të hartave tematike. Duke pasur parasysh nivelin e zhvillimit të vendin ku jetojnë (me siguri aty edhe do të punojnë) studentët që ndjekin këtë kurs studimor, në tekst janë shpjeguar të gjitha metodat, respektivisht nga më të thjeshtat dhe të përafërtat e deri te metodat automatike me shfrytëzimin e mjeteve bashkëkohore si kompjuterët, GPS-i etj. Libri përmban njëmbëdhjetë kapituj, të radhitur sipas renditjes logjike për kuptimin e materialit sa më lehtë nga ana e studentëve, dhe atë duke filluar që nga njësitë matëse si elemente themelore matematikore të cilët do t'i ndjekin ata gjithmonë gjatë shfrytëzimit të hartave, më pas me njohjen e elementeve gjeografike të hartave të llojeve të ndryshme, përcaktimin e elementeve matematike nga harta, largësive dhe sipërfaqeve, pastaj hartimi, ndërtimi grafik dhe automatik i projeksioneve hartografike, ndërtimi i profilit të terrenit nga harta, orientimi dhe lëvizja në terren, digjitalizimi i hartave dhe përpilimi i hartave tematike. Krahas materialit të botuar në formë të shkruar në letër, në fund të librit i gjithë materiali është në formë digjitale (në CD). Në kapitullin e parë janë shpjeguar njësitë matëse për largësi, sipërfaqe, vëllime dhe kënde, me shembuj konkret për shndërrimin e tyre mes sistemeve të ndryshme të njësive matëse. Në kapitullin e dytë janë dhënë njohuri të përgjithshme mbi elementet matematike e gjeografike të hartave topografike, gjeografike dhe historike, me qëllim të leximit dhe përdorimit më të lehtë të tyre nga ana e shfrytëzuesve. Në kapitullin e tretë është shpjeguar shkalla e hartës, duke dhënë të gjitha detajet për llojet e shkallëve të hartës, mënyrën e përcaktimit të tyre, mënyrën e ndërtimit të shkallëve grafike, raporti i largësive dhe sipërfaqeve mes dy hartave dhe mes hartës e terrenit, si dhe shfrytëzimin praktik të shkallës së hartës. Në kapitullin e katërt janë dhënë mënyrat e përcaktimit të koordinatave gjeografike dhe ortogonale, si dhe të lartësisë mbidetare të pikave nga harta, duke përdorur metodën grafike dhe automatike. Procesi i kundërt, respektivisht hartimi i pikave në bazë të koordinatave të tyre gjeografike ose ortogonale, si dhe interpolimi i izohipsave me metodat grafike dhe automatike është paraqitur në kapitullin e pestë. Në kapitullin e gjashtë janë dhënë metodat e matjes së largësive dhe sipërfaqeve nga harta, edhe atë duke filluar nga metodat më të thjeshta e deri te metodat automatike me shfrytëzimin e softuerëve kompjuterikë.

Ndërtimi grafik dhe automatik i disa projeksioneve hartografike është dhënë në kapitullin e shtatë, ku janë dhënë metodat grafike të ndërtimit të shtatë projeksioneve të ndryshme hartografike dhe ndërtimi i projeksioneve hartografike me ndihmën e softuerit kompjuterik AutoCAD Map. Në kapitullin e tetë është shpjeguar procesi i ndërtimit të profilit të terrenit nga harta në mënyrë grafike dhe automatike me ndihmën e softuerit kompjuterik Land Development. Në kapitullin e nëntë është bërë përshkrim i metodave të orientimit dhe lëvizjes në teren me ndihmën e trupave qiellorë, objekteve fetare, shenjave të ndryshme natyrore, me busull, me GPS dhe me hartë. Krahas përshkrimit të metodave, për shfrytëzim të GPS-it në kushtet aktuale të sistemit të koordinatave në Maqedoni, janë dhënë parametrat për transformim automatik të koordinatave nga sistemi WGS84 në sistemin e koordinatave shtetërore të Maqedonisë. Digjitalizimi i hartave është paraqitur në kapitullin e dhjetë, ku teoretikisht është shpjeguar i gjithë procesi në detaje, me prioritet ndaj digjitalizimit të hartave të skanuara. Për lehtësim të procesit të punës, në fund të këtij kapitulli janë përshkruar komandat kryesore për punë me softuerin kompjuterik AutoCAD Map. Metodat e përpilimit të hartave tematike janë dhënë në kapitullin e fundit, në të cilin krahas shpjegimit teorik të metodave janë dhënë shembuj konkret të disa hartave tematike të Shqipërisë. Duke pasur konsideratë të jashtëzakonshme në literaturën profesionale të shfrytëzuar, në fund është e dhënë lista e literaturës së shfrytëzuar. Në këtë rast dua të theksoj se gjatë përpilimit të librit disa pjesë janë shfrytëzuar nga profesorët e nderuar Bujar Drishti dhe Pal Nikolli nga Tirana, Murat Meha nga Prishtina, si dhe Rifat Talani nga Shkodra, të cilëve u falënderohem për bashkëpunimin. Për kontroll të detajuar dhe sugjerime të rëndësishme i falënderohem recensentëve Prof.Dr.sc. Murat Meha – profesor në departamentin e gjeodezisë në Prishtinë dhe Prof.Dr.Ing-Dipl. Pal Nikolli – profesor në departamentin e gjeografisë në Tiranë. Po ashtu dua ti falënderohem edhe kolegëve të departamentit të gjeografisë pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, të cilët dhanë sugjerime dhe mendime mjaft konstruktive gjatë përpilimit të plan programit të ushtrimeve në lëndën Hartografi. Falënderime të veçanta i shprehi edhe lektorit të librit Prof.Dr.sc. Xhemaludin Idrizi, si dhe anëtarëve të familjes sime të cilët më përkrahën si moralisht po ashtu edhe financiarisht. 15.08.2006, Shkup Autori Mr.sc. Bashkim IDRIZI

Përmbajtja

Përmbajtja 1. Njësitë matëse .............................................................................. 1.1. Njësitë matëse për largësi ................................................................ 1.1.1. Metri .................................................................................... 1.1.2. Milja angleze (tokësore) ...................................................... 1.1.3. Milja detare .......................................................................... 1.1.4. Inç ........................................................................................ 1.1.5. Foot ...................................................................................... 1.1.6. Jard ....................................................................................... 1.2. Njësitë matëse për sipërfaqe ............................................................ 1.3. Njësitë matëse për vëllime .............................................................. 1.4. Njësitë matëse të këndeve ............................................................... 1.4.1. Sistemi shkallor (segsagezimal) .......................................... 1.4.2. Sistemi grador (centezimal) ................................................. 1.4.3. Sistemi i radianëve ............................................................... 1.4.4. Sistemi i milezimit ............................................................... 1.4.5. Shndërrimi i këndeve prej sistemit shkallor në grador dhe anasjelltas ............................................................................. 1.4.6. Shndërrimi i këndeve prej sistemit shkallor dhe grador në sistemin e radianëve dhe anasjelltas ..................................

2. Elementet matematike dhe gjeografike në hartat gjeografike, historike dhe topografike ..........................................................

1 1 1 3 3 4 4 4 5 7 8 8 8 9 9 9 10

15

2.1. Leximi i hartave gjeografike dhe historike .................................... 15 2.1.1. Elementet matematike në hartat gjeografike dhe historike ... 15 Llojet e shkallëve të hartave ........................................................ 15 Llojshmëria e projeksioneve hartografike në ndërtimin e hartave gjeografike e historike ................................................................. 16 Sistemi i koordinatave në hartat gjeografike e historike ............. 16 2.1.2. Elementet gjeografike në hartat fiziko-gjeografike dhe historike .............................................................................................. 17 Relievi në hartat fiziko-gjeografike e historike ........................... 17 Hidrografia në hartat fiziko gjeografike dhe historike ............... 17 Qendrat e banuara në hartat fiziko gjeografike dhe historike .... 17 Objektet tjera socio-ekonomike në hartat fiziko gjeografike dhe historike ....................................................................................... 17 2.2. Leximi i hartave topografike ......................................................... 18 2.2.1. Elementet matematike në hartat topografike ..................... 18 Llojet e shkallëve të hartave topografike ............................... 18 Nomenklatura (emërtesa) e hartave topografike ................... 18 Sistemet e koordinatave në hartat topografike ...................... 19 Projeksionet hartografike të hartave topografike ................. 20 Bashkim IDRIZI

1/1

HARTOGRAFI

Kornizat e hartave topografike .............................................. Pikat gjeodezike në hartat topografike .................................. Llojet e meridianëve më hartat topografike .......................... Meridiani dhe azimuti gjeografik ...................................... Meridiani dhe azimuti magnetik ........................................ Meridiani qendror dhe këndi i drejtimit ............................ 2.2.2. Elementet natyrore në hartat topografike .......................... Relievi .................................................................................... Hidrografia ............................................................................ Bimësia dhe toka .................................................................... 2.2.3. Elementet socio-ekonomike në hartat topografike ............ 2.3. Njohja me hartat topografike ......................................................... 2.3.1. Qendrat e banimit .............................................................. 2.3.2. Objektet industriale dhe socio-kulturore ........................... 2.3.3. Hekurudhat dhe ndërtimet në to ........................................ 2.3.4. Rrjeti rrugor ....................................................................... 2.3.5. Hidrografia ......................................................................... 2.3.6. Relievi dhe elementet përbërëse të tij ................................ 2.3.7. Bimësia .............................................................................. 2.3.8. Tokat .................................................................................. 2.3.9. Kufijtë ................................................................................ 2.3.10. Llojet e shkrimeve dhe emërtimeve ...................................

3. Shkalla e hartës .........................................................................

22 22 22 23 23 24 24 24 26 26 26 26 28 29 29 30 31 32 32 33 33 33

35

3.1. Shkalla e zvogëlimit ...................................................................... 35 3.1.1. Raporti i largësive terren-hartë .......................................... 35 3.1.2. Raporti i largësive hartë-hartë ........................................... 36 3.1.3. Raporti i sipërfaqeve terren-hartë ...................................... 37 3.1.4. Raporti i sipërfaqeve hartë-hartë ....................................... 38 3.2. Llojet e shkallëve të hartës ............................................................ 39 3.2.1. Shkalla numerike ............................................................... 39 3.2.2. Shkalla grafike ................................................................... 40 3.2.2.1. Shkalla grafike lineare (gjatësore) .............................. 40 3.2.2.2. Shkalla gjatësore (lineare) me ndarje të dyfishtë (dyanësore) ................................................................... 42 3.2.2.3. Shkalla grafike tërthore (transversale) ........................ 42 3.2.2.4. Shkalla grafike e shformimeve ................................... 44 3.2.3. Shkalla në formë shpjegimi ............................................... 46 3.3. Përcaktimi i shkallës së hartës kur ajo mungon ............................ 47 3.3.1. Përcaktimi i shkallës së hartës në bazë të rrjetit të koordinatave ortogonale .............................................................................. 47 3.3.2. Përcaktimi i shkallës së hartës në bazë të rrjetit të koordinatave gjeografike ............................................................................. 47 3.3.3. Përcaktimi i shkallës së hartës në bazë të hartës me shkallë të njohur për po të njëjtin terren ................................................ 49 2/2

Bashkim IDRIZI

Përmbajtja

3.3.4.

Përcaktimi i shkallës së hartës kur dihet largësia mes dy pikave në terren ................................................................................. 51 3.3.5. Përcaktimi i shkallës së hartës kur dihet sipërfaqja e ndonjë elementi gjeografik në terren ................................................. 51 3.4. Zgjedhja e shkallës së zvogëlimit për përpilimin e hartës ............. 53 3.4.1. Zgjedhja e shkallës së hartës në bazë të saktësisë së elementeve të paraqitur në hartë ............................................................... 53 3.4.2. Zgjedhja e shkallës së hartës në bazë të ngarkesës grafike të saj .................................................................................................. 54 3.4.3. Zgjedhja e shkallës së hartës në bazë të dimensioneve të territorit që hartohet dhe formatit të hartës ............................ 55 3.4.4. Zgjedhja e shkallës së hartës në bazë të largësive dhe sipërfaqeve më të vogla që duhet të paraqiten në hartë ......... 56

4. Përcaktimi i koordinatave dhe kuotave të pikave nga harta ... 61 4.1. 4.2. 4.3. 4.4.

Përcaktimi i koordinatave gjeografike të pikave nga harta ........... 61 Përcaktimi i koordinatave ortogonale (kënddrejta) nga harta ....... 65 Përcaktimi i kuotave (lartësive mbidetare) të pikave nga harta .... 69 Përcaktimi i koordinatave (gjeografike dhe ortogonale) dhe kuotave të pikave nga hartat në formë digjitale .............................................. 72

5. Hartimi i pikave në hartë me koordinata gjeografike ose ortogonale dhe interpolimi i izohipsave .................................. 77 5.1. 5.2. 5.3. 5.4.

Hartimi i pikave në hartë me koordinata të dhëna gjeografike ..... 77 Hartimi i pikave në hartë me koordinata të dhëna ortogonale ...... 84 Interpolimi i izohipsave ................................................................. 90 Hartimi i pikave në hartë me koordinata (gjeografike ose ortogonale) dhe interpolimi i izohipsave në hartat në formë digjitale .............. 92

6. Matja e largësive dhe sipërfaqeve në hartë ............................ 97 6.1. Matja e largësive në hartë .............................................................. 97 6.1.1. Matja e largësive me vizore ............................................... 97 6.1.2. Matja e largësive me skalimetër ........................................ 98 6.1.3. Matja e largësive me letër milimetrike .............................. 98 6.1.4. Matja e largësive me paletë ............................................... 99 6.1.5. Matja e largësive me kompas .......................................... 100 6.1.6. Matja e largësive me mikromatës (kompas mikrometrik) .. 101 6.1.7. Matja e largësive me kurbimetër (lakoremetër) .............. 103 6.1.8. Matja e largësive me fije peri .......................................... 104 6.1.9. Matja e largësive me planimetër digjital ......................... 104 6.1.10. Matja e largësive me metodën automatike ...................... 106 6.2. Matja e sipërfaqeve në hartë ........................................................ 108 6.2.1. Matja e sipërfaqeve në hartë me metodën e peshave ....... 108 6.2.2. Matja e sipërfaqeve në hartë me paletë ........................... 109 6.2.2.1. Matja e sipërfaqeve me paletë kuadratike ................. 109 6.2.2.2. Matja e sipërfaqeve me paletë me pika ..................... 111 6.2.2.3. Matja e sipërfaqeve me paletë me vija paralele ........ 112 Bashkim IDRIZI

3/3

HARTOGRAFI

6.2.3. 6.2.4. 6.2.5. 6.2.6. 6.2.7.

Përcaktimi i sipërfaqeve në hartë me metodën gjeometrike ..113 Matja e sipërfaqeve në hartë me planimetër polar ........... 116 Matja e sipërfaqeve në hartë me planimetër digjital ........ 117 Matja e sipërfaqeve në hartë me metodën automatike .... 119 Përcaktimi i sipërfaqeve në hartë me metodën e ndarjes së sipërfaqeve ........................................................................... 120 6.2.8. Përcaktimi i sipërfaqeve në hartë me metodën me breza .. 121

7. Ndërtimi grafik i disa projeksioneve hartografike .............. 125 7.1. Ndërtimi grafik i projeksionit azimutal polar tangjencial ekuidistant ........................................................................................................ 125 7.2. Ndërtimi grafik i projeksionit azimutal polar tangjencial ekuivalent ........................................................................................................ 127 7.3. Ndërtimi grafik i projeksionit azimutal polar tangjencial konform ........................................................................................................ 129 7.4. Ndërtimi grafik i projeksionit konik polar tangjencial ekuidistant ........................................................................................................ 131 7.5. Ndërtimi grafik i projeksionit cilindrik i drejtë tangjencial konform ........................................................................................................ 133 7.6. Ndërtimi grafik i projeksionit cilindrik i drejtë tangjencial ekuivalent ........................................................................................................ 137 7.7. Ndërtimi grafik i projeksionit cilindrik i drejtë tangjencial ekuidistant ........................................................................................................ 138 7.8. Ndërtimi automatik i projeksioneve hartografike ....................... 142

8. Ndërtimi i profilit nga harta .................................................. 147 8.1. Ndërtimi i profilit të terrenit nga harta në formë analoge ........... 147 8.1.1. Ndërtimi i profilit të terrenit nga harta në formë analoge kur shkalla horizontale është identike me shkallën numerike të hartës ................................................................................................ 148 8.1.2. Ndërtimi i profilit të terrenit nga harta në formë analoge kur shkalla horizontale nuk është identike me shkallën numerike të hartës .................................................................................... 149 8.2. Ndërtimi i profilit të terrenit nga harta në formë digjitale ........... 152

9. Orientimi dhe lëvizja në terren .............................................. 155 9.1. 9.2. 9.3. 9.4. 9.5. 9.6.

Orientimi në terren me ndihmën e trupave qiellorë .................... Orientimi në terren me ndihmën e objekteve fetare .................... Orientimi me ndihmën e shenjave të ndryshme të terrenit .......... Orientimi në terren me busull ...................................................... Orientimi dhe lëvizja në terren me GPS ...................................... Orientimi dhe lëvizja në terren me hartë .....................................

155 157 158 159 160 163

10. Digjitalizimi i hartave .............................


Similar Free PDFs