Metodologjia Hulumtuese Kerkimore Punimi Hulumtues versioni final PDF PDF

Title Metodologjia Hulumtuese Kerkimore Punimi Hulumtues versioni final PDF
Course Research methodology
Institution Universiteti i Prishtinës
Pages 24
File Size 1.8 MB
File Type PDF
Total Downloads 757
Total Views 915

Summary

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” FAKULTETI I NDËRTIMTARISË DHE ARKITEKTURËS PROGRAMI STUDIMOR – MASTER I SHKENCËS DREJTIMI - HIDROTEKNIKË PUNIMI HULUMTUES LËNDA: Metodologjia e Hulumtimit Shkencor TITULLI I TEMËS: “Shkaqet e paraqitjes së vërshimeve në zonat urbane dhe masat për zvogëlimi...


Description

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” FAKULTETI I NDËRTIMTARISË DHE ARKITEKTURËS PROGRAMI STUDIMOR – MASTER I SHKENCËS DREJTIMI - HIDROTEKNIKË

PUNIMI HULUMTUES

LËNDA: Metodologjia e Hulumtimit Shkencor TITULLI I TEMËS: “Shkaqet e paraqitjes së vërshimeve në zonat urbane dhe masat për zvogëlimin e tyre”

Mësimdhënëse: Prof.Asoc.Dr. Violeta NUSHI

Kandidatët: Rrezarta BLLACA Hana SHEHU Dijetar BUNJAKU

PRISHTINË Janar, 2017

Janar, 2017

[Shkaqet e paraqitjes së vërshimeve në zonat urbane dhe masat për zvogëlimin e tyre]

Përmbajtja ABSTRAKT........................................................................................................................................................ 3 ABSTRACT ....................................................................................................................................................... 3 HYRJE ............................................................................................................................................................... 4 1. SHKAQET E PARAQITJES SË VËRSHIMEVE URBANE .................................................................. 5 1.1 Procesi i urbanizimit .......................................................................................................................... 5 1.2 Rritja e numrit të popullsisë.............................................................................................................. 6 1.3 Ngrohja globale .................................................................................................................................. 6 1.4 Tejkalimi i periudhës projektuese .................................................................................................... 7 2. RASTI STUDIMOR – Mati I ....................................................................................................................... 8 2.1 Historiati................................................................................................................................................ 8 2.2 Zona e planit urban rregullativ .......................................................................................................... 8 2.3 Lokacioni në qytet ............................................................................................................................... 9 2.4 Infrastruktura teknike ........................................................................................................................ 10 2.5 Topografia .......................................................................................................................................... 10 2.6 Të reshurat vjetore dhe vërshimet në Prishtinë ........................................................................... 11 3. ZGJIDHJET E MUNDSHME PËR MINIMIZIMIN E RREZIKUT NGA VËRSHIMET URBANE ..... 12 3.1 Sistemet e qëndrueshme të Drenazhimit SuDS ......................................................................... 12 3.2 Rritja e sipërfaqeve ujëpërshkuese ................................................................................................ 13 3.3 Pullazet e gjelbërta .......................................................................................................................... 14 3.4 Trotuaret dhe rrugët e ndërtuara nga elementet e lehtësuara dhe betoni permeabil ........... 16 3.4.1 Mveshjet e rrugëve me blloqe të lehtësuara betoni ................................................................ 16 3.4.2 Mveshjet e rrugëve me materiale poroze ................................................................................ 17 3.5 Krijimi i rezervarëve nëntokësore për shfrytëzimin e ujërave atmosferik................................ 18 PËRFUNDIMI .................................................................................................................................................. 19 LISTA E FIGURAVE ...................................................................................................................................... 20 REFERENCAT................................................................................................................................................ 21 SHTOJCAT...................................................................................................................................................... 22

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” |Faqe

2

Janar, 2017

[Shkaqet e paraqitjes së vërshimeve në zonat urbane dhe masat për zvogëlimin e tyre]

SHKAQET E PARAQITJES SË VËRSHIMEVE NË ZONAT URBANE DHE MASAT PËR ZVOGËLIMIN E TYRE

ABSTRAKT Ky punim hulumtues synon që të trajtojë vërshimet urbane me fokus të veçantë në lagjen “Mati 1” në Prishtinë. Bëhet fjalë për kapacitetin e pamjaftueshëm të rrjetit ekzistues për largimin e ujërave sanitare dhe atmosferike, si pasojë e të cilit shkaktohen edhe probleme të natyrave tjera si vërshimet dhe dalja e ujërave të zeza në sipërfaqe. Në terma të përgjithshëm, do të jepen faktorët që ndikojnë në paraqitjen e këtyre problemeve. Po ashtu do të përshkruhet gjendja ekzistuese e zonës së trajtuar dhe e pjesëve tjera të qytetit, të cilat për shkak të pozites gjeografike i bartin problemet e tyre në zonën e marrë për studim. Përveç përshkrimit të gjendjes ekzistuese, do të propozohen masat që mund të ndërmerren për zvogëlimin e vërshimeve, rrjedhimisht të përmirësohet gjendja aktuale. Fjalët kyçe: vërshimet urbane, largimi i ujërave, planifikimi urban, masat përmirësuese

ABSTRACT This research work aims to elaborate urban floods by being focused mostly in the neighborhood “Mati 1” in Prishtina. It talks about insufficient capacity of the existing sewage network, which causes other problems as floods and wastewater surface flow. In general terms, there will be given factors that affect the appearance of these problems. It will also describe the current situation of the study area and other parts of the city, which due to its geographical position carry their problems in the study area. Beside the existing situation description, a proposal of possible solutions that can be taken will be propos ed. Key words: urban floods, water discharge, urban planning, mitigation measures

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” |Faqe

3

Janar, 2017

[Shkaqet e paraqitjes së vërshimeve në zonat urbane dhe masat për zvogëlimin e tyre]

HYRJE Vërshimet urbane paraqiten kur reshjet ekstreme në qytete kombinohen me drenazha të bllokuara. Këto paraqiten më shpesh në zonat me përqindje më të madhe të sipërfaqes së papërshkueshme nga uji. Ndryshimet në destinimin e tokave për arsye të zhvillimit urban ndikojnë shumë në rrezikun nga vërshimet. Largimi i vegjetacionit dhe siperfaqës së përshkueshme nga uji, degradimi i sipërfaqës së tokës si dhe konstruktimi i rrjeteve të drenazhimit në mënyrë konvencionale, rrisin rrjedhjen nga reshjet e shiut dhe shkrija e borës. Si rezultat, piku i shkarkimit, vëllimi, dhe frekuenca e vërshimeve rritet në rrjedhat në afërsi.

a)

b)

c)

d)

Figura 1: Ndryshimi i elementeve të bilancit ujor në varësi të natyrës së sipërfaqes a) Sipërfaqe natyrore e përshkueshme;

b)(10-20)% sipërfaqe e papërshkueshme;

c) (35-50)% sipërfaqe e papërshkueshme;

d)(75-100)% sipërfaqe e papërshkueshme.1

Ndryshimet në kanalet rrjedhëse gjatë zhvillimit urban mund të limitojnë kapacitetin e tyre transportues të valës vërshuese. Rrugët dhe ndërtesat e konstruktuara në zonat e rrezikuara nga vërshimet janë të ekspozuara nga pasojat që vijnë prej vershimeve duke përfshirë erozionin, dëmet në njerez dhe dëmet materiale.

1

((FISRWG), 1998)

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” |Faqe

4

Janar, 2017

1.

[Shkaqet e paraqitjes së vërshimeve në zonat urbane dhe masat për zvogëlimin e tyre]

SHKAQET E PARAQITJES SË VËRSHIMEVE URBANE

1.1 Procesi i urbanizimit Urbanizimi shpie në shtimin e sipërfaqeve të papërshkueshme, gjë që zvogëlon aftësinë absorbuese dhe rritë shpejtësinë dhe sasinë e rrjedhjes sipërfaqësore. Uji vërshon furishëm në rrjedhë nga hapësirat ujëmbledhëse duke shkaktuar rritje të menjëhershme të nivelit të ujit dhe vërshime të menjëhershme. Urbanizimi i paplanifikuar është çelësi i vërshimeve urbane. Llojet e ndryshme të hapësirave të depresionit dhe shtresave të ulëta afër dhe rreth qyteteve funksioni i të cilave ka qenë amortizimi i përmbytjeve, janë mbushur gradualisht si pasojë e presionit të urbanizimit. Kjo rezulton në kapacitet jo adekuat të kanaleve dhe përmbytjeve urbane.

a)

b)

Figura 2: Dallimi i hidrografit të rrjedhjes për a) zonat e paubanizuara dhe b) zonat e urbanizuara.2

Me kapacitet më të vogël të magazinimit të ujit në basene urbane, rrjedhjet urbane rriten më shpejtë gjatë stuhive dhe arrijnë kulmin e valës vërshuese për nje kohë më të shkurtë sesa te rrjedhat rurale.

2

((FISRWG), 1998)

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” |Faqe

5

Janar, 2017

[Shkaqet e paraqitjes së vërshimeve në zonat urbane dhe masat për zvogëlimin e tyre]

1.2 Rritja e numrit të popullsisë Me rritjen e numrit të banorëve, rritet edhe konsumi ditor i ujit. Nëse në kohën kur është dizajnuar sistemi i largimit të ujërave të ndotura, ky numër ka qenë më i ulët dhe është paraparë shtim i popullësisë me përqindje më te vogël, sistemi nuk do të jetë në gjendje që të përballojë ngarkesën. Bazuar në të dhënat e ESK, në vitin 2009, popullsia e Kosovës rezulton të jetë 2,181,000 banorë. Sikurse mund të shihet edhe nga grafiku, vihet re një rritje e vazhdueshme e popullsisë në Kosovë. Në 2009, popullsia është rritur me 1.3%, krahasuar me vitin e mëparshëm. Duke analizuar të dhënat, mund të thuhet se popullsia e Kosovës po rritet relativisht shpejt, mesatarisht me 1.35% gjatë viteve të fundit.

Figura 3: Rritja e popullsisë së Kosovës në periudhën 2002-20093

1.3 Ngrohja globale Si rezultat i ngrohjes globale, cikli hdrologjik ka pësuar ndryshime të shumta. Sasia e reshjeve të borës është zvogëluar kurse sasia dhe intensiteti i reshjeve të shiut është në rritje. Kjo shkakton zvogëlimin e kohës së paraqitjes së vales vërshuese që nënkupton se në të njejtën kohë sasi shumë e madhe uji hyn në kanale.

3

((ESK), 2009)

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” |Faqe

6

Janar, 2017

[Shkaqet e paraqitjes së vërshimeve në zonat urbane dhe masat për zvogëlimin e tyre]

Si pasojë e ndryshimeve klimatike, po shkaktohet rritja e shkallës së emitimit të gazërave serrë, të cilat kanë aftësi që përmes efektit të gazërave serrë të mbajnë rrezatimin e reflektuar të energjisë diellore duke e rritur temperaturën mesatare globale. Kjo rritje e cila tashmë ka arritur vleren +0.85°C po shkakton probleme të mëdha në natyrë siç janë: shkrirja e borës në pole, shkrirja e akullnajave në tokë, ngritja e nivelit të detit, rritja e intensitetit të ngjarjeve ekstreme (përmbytjet, thatësirat, uraganet, etj.), ndryshimi i ekosistemit, mungesa e ujit të pijes dhe ushqimit.

a) Viti 1913

b) Viti 2013

Figura 4: Ndryshimi i temperaturës mesatare globale gjatë 100 viteve 4

1.4 Tejkalimi i periudhës projektuese Kur projektohet një sistem për largimin e ujërave të përdorura, qofshin ato ujëra sanitare apo ujëra të reshjeve atmosferike, llogaria hidraulike bëhet për një periudhë projektuese 20-30 vjet. Pas kësaj periudhe konsiderohet se sistemi do të amortizohet dhe do të ketë nevojë për masa ripërtritëse ose rikonstruktim të tërësishëm. Në rast se rrjeti ballafaqohet edhe me shtim të popullsisë më të lartë se sa që është paraparë në projekt, ai mund të ketë kapacitet të pamjaftueshëm edhe para se të arrihet perioda projektuese.

4

(www.beforetheflood.com, 2016)

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” |Faqe

7

Janar, 2017

[Shkaqet e paraqitjes së vërshimeve në zonat urbane dhe masat për zvogëlimin e tyre]

2. RASTI STUDIMOR – Mati I 2.1 Historiati Që nga viti 1999, Prishtina ka përjetuar rritje të dukshme të popullsisë, bashkë me të edhe rritje të kërkesës për shtëpi dhe objekte tregtare. Për shkak të mungesës së planifikimit të tokës së ndërtuar, Prishtina është ballafaquar në shumë pjesë të komunës me zhvillimin e pakontrolluar të vendbanimeve. Nga kjo rritje është prekur më së shumti periferia e qytetit. Ky zgjerim urban ka ndikim negativ në strukturën urbane të Prishtinës dhe kufizon mundësitë e zhvillimit të qytetit në të ardhmen. Rritja e paplanifikuar e vendbanimeve gjithashtu ka sforcuar veprimin e sistemit të infrastrukturës teknike dhe ka një influencë dëmtuese në mjedisin natyror. Plani Strategjik identifikon zonën e “Mati-it” pjesërisht si „zonë me përmbajtje mikse urbane“ dhe „kryesisht zonë banimi”.

2.2 Zona e planit urban rregullativ Plani Urban Rregullativ Mati përfshinë sipërfaqen prej 220 hektarë dhe gjendet në pjesën lindore periferike të Prishtinës. Është e kufizuar me: - Në Perëndim me skajin e zonave të ndertuara - Në Jug me ”Pronin Matit”, - Në Lindje me përroin në pjesën perendimore të Matiçanit, - Në Veri me rrugën Isa Kastrati dhe qarkoren e brendshme. Fshati Matiçan shtrihet në luginën, në lindje të zonës. Viteve të fundit janë bërë shumë ndërtime në mes të Prishtinës dhe Matiçanit.

Figura 5: Kufiri i lagjes Mati I5

5

(PlaniRregullativMATI, 2005)

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” |Faqe

8

Janar, 2017

[Shkaqet e paraqitjes së vërshimeve në zonat urbane dhe masat për zvogëlimin e tyre]

2.3 Lokacioni në qytet Sa i përket zonës së “Matit”, informacionet mbi zhvillimin e shekullit 20 tregojnë se në gjysmën e parë të shekullit zona ishte kryesisht tokë agrikulturore e vendosur në lindje të fshatit të vogël ”Matiçan”. Në atë kohë, zona urbane e Prishtinës nuk kufizohej me “Matin”. Në gjysmën e dytë të shekullit XX, Prishtina u zgjerua në drejtimin jug-lindje. Kështu “Mati” si tokë agrikulturore u bë pjesë e periferisë së Prishtinës. Në vitet ‘90, shtëpitë e para ishin ndërtuar në pjesën jug-perendimore të zonës së “Matit” ndonëse nuk kishte ndonjë plan urban i cili lejonte dhe rregullonte këtë zhvillim, kah fundi i vitit 1999 ekzistonin disa qindra shtëpi. Që nga viti 1999, dinamika e zhvillimit është në rritje e sipër, me më shumë shtëpi të ndërtuara në jug-lindje, veri dhe veri-perendim të zonës së “Matit”. Tani në këtë zonë janë numëruar më shumë se 900 shtëpi banimi. Këto ndërtesa janë shpërndarë përgjatë pjesës më të madhe të kësaj zone, edhe pse ekzistojnë disa vende me përqendrim më të madh. Pjesërisht është bërë densifikimi i vendbanimeve ekzistuese. Ndërtime të reja kemi edhe në të dy skajet e Lagjes së Spitalit dhe përbrenda fshatit, sikurse edhe në zonën në afërsi të spitalit përgjatë rrjedhës së “Prronit të Matit”. Në rrugën në mes të Lagjes së Spitalit dhe Matiçanit janë shtruar disa rrugë të reja qorre. Ndërtime të reja kemi në të dy anët e rrugës kryesore “Isa Kastrati” dhe në vendbanimet ekzistuese. Ndërtime të reja ka pasur gjithashtu edhe në fushë të zbrazët. Disa vendbanime të reja, me trasë të vogël e cila qon rrugën “Isa Kastrati” për tek “Lagjja e Spitalit” si bosht janë krijuar. Të gjitha këto vendbanime janë rrallë të banuara. Në kryqëzimet “Holger Pedersen” / “Malush Kosova”, janë duke u ndërtuar objekte të larta 7-katëshe në zonën në të cilën gjenden ndërtesat prej 2-3 kateve. Me ndërtimin e “Rrugës B”, kjo zonë është vërshuar nga ndërtimet e larta.

a) 2009

b) 2012

Figura 6: Ndryshimi i urbanizmit në lagjen Mati I (2009-2012)6

6

(Geoportal, 2009-2012)

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” |Faqe

9

Janar, 2017

[Shkaqet e paraqitjes së vërshimeve në zonat urbane dhe masat për zvogëlimin e tyre]

2.4 Infrastruktura teknike Uji i pijshëm sigurohet nga uji i Kompanisë së Batllavës. Ekzistojnë tri rezervuare artificiale përreth Prishtinës: Badovci, Batllava dhe Liqeni i Gazivodës. Kuantiteti dhe kualiteti i ujit në liqe është i mjaftueshëm për popullsinë e Prishtinës. Por infrastruktura e cila është pjesërisht në gjendje të keqe dhe e nën dimensionuar shkakton ndaljen e ujit gjatë orëve të natës. Gjendja e kanalizimit është e krahasueshme me atë të sistemit të ujësjellësit. Informacione të ndryshme tregojnë se tubacioni kryesor i kanalizimit në rrugën “Muharrem Fejza” dhe tubacione tjera më të vogla janë të vendosura nën rrugë dhe vazhdojnë në Prronin e Matit. Mund të supozohet se uji i ndotur shkarkohet direkt në lumë. Nuk është vendosur ndonjë sistem i veçantë i kanalizimit në zonat e reja të sapo ndërtuara dhe se uji i ndotur shkarkohet direkt në përrua.

2.5 Topografia Zona është e vendosur në pjesën veriore të luginës së Matiçanit. Terreni pëson rënie duke shënuar pikën me të lartë tek rruga “Isa Kastrati” në drejtim të Prronit të Matit. Përbrenda zonës diferenca në mes të niveleve arrinë vlerën prej 120 metrave. Në pjesën veriore të rrugës “Isa Kastrati”, është lugina më e vogël por më e thiktë. Zona është e rrethuar nga pyje të larta, si në jug ku kemi pjesën kodrinore dhe në veri në tërë pjesën e Germisë. Pjesa jugore e pyllit është e theksuar me prerjet dhe shkatërrimet e shumta që i jani bërë. Pjesë të kodrave dhe maleve të cilat nuk janë të mbuluara me drunjë janë kryesisht livadhe ose tokë djerrë. Pjesa më e madhe e zonës është tokë e fermës por jo e tëra është duke u kultivuar. Sidomos në pjesën veriore, shumë prej ndërtimeve janë realizuar në tokë të kultivuar. Toka në këtë zonë është mjaft pjellore dhe e përshtatshme për kultivim. Ndërtimi në këtë zonë nuk paraqet ndonjë problem, por vendosja e drenazhës mund të jetë veshtirë e realizueshme. Uji nëntokësor gjendet 1 metër nën sipërfaqe të tokës. Pjesa më e madhe e lumenjëve dhe e përrenjëve është mjaft e ndotur. Brigjet trajtohen si gropa për hudhjen e mbeturinave, materialit ndërtimor me ç’rast bëhet ndotja e burimit të ujit.

Figura 7: Harta Pedologjike e lagjes Mati I7

7

(PlaniRregullativMATI, 2005)

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” |Faqe

10

Janar, 2017

[Shkaqet e paraqitjes së vërshimeve në zonat urbane dhe masat për zvogëlimin e tyre]

2.6 Të reshurat vjetore dhe vërshimet në Prishtinë Edhe pse rajoni i Prishtinës i takon zonës me sasi më të vogla mesatare të të reshurave me vetëm 582.0 mm për metër katror në vit (sipas të dhënave të IHMK), ndodhë që të ketë edhe reshje të mëdha atmosferike, të cilat mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme, sidomos në qytet (lagjet: Fusha e Pajtimit, Lagjja e Spitalit, Lagjja e Kolovicës, fshati Shkabaj) që vjen si pasojë e ndërtimeve pa leje adekuate. Fatkeqësitë elementare që mund të shkaktohen në këto lagje janë të shkallës së mesme, në periudhën e rrallë (1-2 herë në vite), me dëme të mëdha materiale.

Figura 8: Zonat me cenueshmëri të lartë nga vërshimet8

8

(Komuna Prishtinë, 2009)

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” |Faqe

11

Janar, 2017

[Shkaqet e paraqitjes së vërshimeve në zonat urbane dhe masat për zvogëlimin e tyre]

3. ZGJIDHJET E MUNDSHME PËR MINIMIZIMIN E RREZIKUT NGA VËRSHIMET URBANE 3.1 Sistemet e qëndrueshme të Drenazhimit SuDS Sistemet e drenazhimit mund të kontribojnë në rritjen dhe përmirësimin e zhvillimit të zhvillueshëm në vendet ku jetojmë dhe punojmë. Kjo arrihet përmes balancimit të mundësive dhe sfidave që ndikojnë në planifikimin urban dhe zhvillimin e komuniteteve. Qasja për menaxhimin e ujit sipërfaqesor që merr parasysh sasinë e ujit (vërshimet), kualitetin e ujit (ndotjen) si dhe ...


Similar Free PDFs